Plagosja në Shkodër, flet Ension Buraku: I pari qëlloi Mirsad Meta, shkova për tu sqaruar

Arrest me burg për 4 të arrestuarit e plagosjes në Shkodër ku mbeti e plagosur nje kalimtare.

Ndërkohë në gjykatën e Shkodrës, shtetasi Ension Buraku ka deklaruar se kishte ardhur për tu sqaruar me shtetasin Mirsad Meta dhe ka qenë i ulur në një stol afër makinës së shtetasit Meta.

Kur ky i fundit i është afruar, sipas Ension Burakut, Meta ka nxjerre pistoletën e ka qëlluar në drejtim të tij dhe 2 personave të tjerë. Atëherë ai i është kundërpërgjigjur po me zjarr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai ka deklaruar në gjyq se pistoletën e ka mbajtur për siguri duke qenë se kanë patur një konflikt para pak vitesh ne Gjermani, por mohon se konfliktet kanë qenë  për pazare drogë siç dyshohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për dy shtetasit e tjerë që ishin me të, Ension Buraku ka deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për konfliktin dhe se mund të ndodhte një gjë e tillë mes tyre.

Ension Buraku ka deklaruar në gjykatë se ka dyshime që tritolin motrës ia ka vendosur Mirsad Meta.

Ndërkohë, Julian Ballta, avokati mbrojtës i Ension Buraku, ka deklaruar se u kërkua arrest shtëpie, por u vendos arrest me burg për te katërt.

Julian Ballta: Ension Buraku është nisur për një sqarim dhe kjo vërtetohet nga kamerat e sigurisë, por edhe për faktin se ka tentuar që ta takoje në pedonalen e Shkodrës. Kane patur marrëdhënie të mira familjare dhe nuk ka patur asnjë qellim qe t’i bënte atentat, por vetëm të sqarohej. Për arsye të konflikteve dhe një lloj pasigurie ka patur arme me vete. Te tjerët kanë deklaruar qe nuk kane patur dijeni dhe se ka qenë Mirsad Meta ai që ka qëlluar i pari dhe nuk ka pritur fare që të sqarohet. Kjo nuk lidhet me pazare droge. Ension Buraku ka dyshime te forta se tritoli motrës së tij ia ka vendosur Mirsad Meta, por kjo nuk është e vërtetuar. Konfliktet e tyre kane ardhur gradualisht që nga koha kur kanë qenë në Gjermani dhe nga hatërmbetje të vogla janë shtuar në 3-4 vite pastaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?