Plagosja tek “Çajupi” – 17-vjeçari del nga rreziku për jetën
Përmirësohet gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë me thikë nga një bashkëmoshatar pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” Tiranë. Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës finalizuan një ndërhyrje të rrallë dhe të vështirë tek adoleshenti gjatë një operacioni që zgjati 3 orë e gjysëm. Duke dhënë detaje për këtë ndërhyrje, mjekët thanë se në vend të venës është vendosur një protezë që e mbajti në jetë adoleshenti dhe shpëtoi këmbën e tij.
17 vjeçari K.Suti i cili mbeti i plagosur nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, kaloi gjendjen e rrezikut për jetën.
Pa kaluar 24 orë pas ndërhyrjes kirugjikale, parametrat jetësor janë përmirësuar.
Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës ku mbërrti adoleshti, kanë arritur të shënojnë sukses në ndërhyrjen dhe trajtimin e rastit në fjalë.
17 vjeçari ka marrë goditje të fortë në zonën femonale, pjesën afër kofshës dhe rastet e shpëtimit janë të pakta për shkak të hemoragjisë së konsiderueshme nga dëmtimi i venës.
Në momentin e mbërritjes në spital, i riu ishte në gjendje shoku, pa puls dhe pa tension.
Ekipi reanimator dhe i kirurgjisë vazale dha ndihmën e shpejtë dhe operacioni zgjati 3 orë e 30 minuta.
Pacientit i është vendosur një graft protezë vaskulare e ngjashme me venën.
Për të afërmit e 17 vjeçarit, ky 24 orësh ka qenë pritje e gjatë dhe ankthshme, por në fund me lot gëzimi.
Mjekët e cilësojnë ndërhyrjen si një mrekulli për jetën dhe këmbën e të riut.
KOHA JONË SONDAZH

