Plagosje me armë mes dy të rinjve në Mirditë
Sot në orën 07:45 është marrë njoftim se në spitalin e Rrëshenit është paraqitur i plagosur lehtë me armë zjarri në krah shtetasi me inicialet N.P., 21 vjeç, banues në Kaçinar-Mirditë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta mes shtetasit N.P., dhe një shtetasi tjetër, konflikt që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative eshte bere e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi Pal Perndreca, banues në Kaçinar-Mirditë, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rastit.
KOHA JONË SONDAZH

