Plagosje me armë zjarri në Durrës, 61-vjeçari qëllon 52-vjeçarin pas sherrit

Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, 61-vjeçari me inicialet F. F., banues në këtë lagje, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 52-vjeçarin E. Sh.

I plagosuri ka marrë një plumb në dorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia bën me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 260 (7%)
Jo 3480 (93%)

Vota totale: 3740