Plagosje me armë zjarri në Durrës, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në Durrës.

Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e një konflikti çastit, ka mbetur i plagosur 31-vjecari me inicialet A.K.

Mësohet se i plagosur është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e të shtënave, 31 vjecari ka marrë plagë në këmbë.

Sakaq nga policia e qytetit bregdetar vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP