Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ” Dinamo”.
Ngjarja
Pak minuta më parë, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.
ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa 30-vjeçari i plagosur, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur shtetasi E.K, 26 vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë.
Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe në rrugët e kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit/ave si përgjegjës për ngjarjen. I riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po mbahet nën kontrollin e bluzave të bardha.
Burime nga Policia i thanë se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, konkretisht një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht. Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.
Informacion paraprak:
“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

