Plagosje me thikë në Shëngjin, ngjarja pas një sherri mes të rinjve
Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur Kune në Shëngjin. Nga të dhënat e para mësohet se një qytetar nga Kosova, i cili ka qenë me pushime është plagosur.
Plagosja me thikë mësohet se ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por sipas të dhënave të para, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
KOHA JONË SONDAZH

