Plagosje me thikë në zonën e Astirit
Plagoset me thikë një 37-vjeçar në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia bën me dije se ai është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta e më pas është qëlluar me thikë nga persona që janë ende të paidentifikuar.
Sipas bluve, i plagosuri është shtetasi F. D., rreth 37 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.