Plagosje me thikë, përndjekje e dhunë, 8 persona në pranga, mes tyre edhe një vajzë

Plagosje me thikë në rrugën “Mysylm Keta” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka përfunduar në spital.

“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale”.

Blutë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga blutë e Komisariatit Nr.4, u bë arrestimi i 20-vjeçares R.S., e cila ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”, dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•D.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e një firme security.

•O.H., 32 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ll., 29 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, ish të dashurën e tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K.X., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka denuar me 30 ditë burg, për vepren penale “Ndërtim pa leje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•G.K., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e “Prushit”, ka aksidentuar biçiklistin I.D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•D.A., 55 vjeç, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.28 mg/l.

•K.T., 38 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Rrugore si dhe nuk iu është bindur urdhërit të ligjshëm të tyre për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP