Plagosje në Korçë e Shkodër/ Therret me thikë i riu, qëllohet me armë një tjetër

Dy plagosje, një me thikë dhe tjetra me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë dhe Shkodër.

Në qytetin juglindor, 19-vjeçari Mikel Xhihani, është therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M.Z.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën ku po merr trajtimin mjekësor, raporton Ora News.

Ndërkaq, pak orë më vonë, në Shkodër, një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është qëlluar me armë zjarri në lagjen “Rus”.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia ka po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

SHKARKO APP