“Plak autik”, nisin lëvizjet për shkarkimin e Alket Hysenit, deputeti i PS-së detyrohet të ndryshojë postimin

Ditën e djeshme deputeti Alket Hyseni me anë të një postimi shkaktoi një ‘tërmet’ të vërtetë në rrjet dhe jo vetëm, për shkak se krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me një autik.

Termi i përdorur prej tij, i cili është një ofendim për të gjithë personat me çrregullime të spektrit të autizmit dhe aftësi te kufizuara, nxiti rrjetin që ti kërkojë deputetit të PS-së të japë dorëheqjen.

Vetë Hyseni, është mjaftuar me një koment duke ju përgjigjur Emanuela Pepkola Zaimit, e cila është drejtuesja e fondacionit për fëmijët autikë, se qëllimi i tij nuk ka qenë aspak ai i ofendimit të fëmijëve me nevoja specifike, ndërsa thotë se kërkon ndjesë për këdo që është ndjerë i fyer, po jo aspak për kundërshtarët e tij politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç të tjerash, deputeti i PS-së i detyruar nga presioni publik, ka ndryshuar postimin e tij në Facebook dhe ka hequr termin autik, duke e zëvendësuar më një fjalë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Emanuela Pepkola Zaimit nuk është mjaftuar me kaq! Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo veç faktit që kërkon dorëheqjen e Hysenit, shkruan se ka raportuar në aplikacionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe po përgatit një letër për kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçin, kryeministrin Edi Rama si dhe për Avokatin e Popullit.

Per te gjithe qe me pyesin se c’do te bejme tjeter per #AlketHyseniJepniDoreheqjen

  1. Kemi raportuar ne aplikacionin e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    2. Jemi duke pergatitur dhe leter per Z.Ruci, dhe Z.Rama dhe Leter per tek Avokati i Popullit.

Media dhe nje komunitet i tere jane tashme ne dijeni, ndaj besoj se askush nuk ka me nevoje per fakte. Pres qe pavaresisht letrave tona, media te vazhdoje te kerkoje llogari vete e ta ndjeke kete ceshtje.
Pres qe pa u mbyllur dita e punes sot, deputeti te kete dhene vete doreheqjen (apo vete PS ta kete perjashtuar ate), dhe shefat e tij te kerkojne ndjese ne emer te tij e te gjithe partise socialiste.
Nese ai vete, partia e tij dhe kuvendi nuk e bindin ate te jape dorehqjen, cfare do lloj letrash te bejme ne, nuk ka per te ndodhur asgje me….sepse politikanet e vendit tone e dine qe ne Shqiperi cudia me e madhe 3 dite zgjat dhe turpi kapercehet me nje gote vere te shtrenjte.

Per Kryeministrin, Z. Edi Rama une kam nje pyetje:

  1. #EdiRamaa perfshihet gjuha e urrejtjes dhe e diskriminimit ne planin tuaj per te denuar me ligj shpifesit? A do me jepni Ju sot nje shenje, qe Kryeministri i vendit tim, vertete s’e ka mendjen tek nevojat e komunitetit te PAK, por nuk mund te lejoje qe te shkelet dinjiteti i tyre?”- shkruan Emanuela Pepkola Zaimi.

Më tej Zaimi në një shkrim tjetër evidenton faktin e Alket Hyseni është kryetar i Etikës në PS.

“Kryetar i Etikes se PS ??? Ende?
…Në vitin 2007 dhe aktualisht është ​Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore dhe të Etikës të PSSH…”- shkruan ajo.

/Faxweb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?