Plani 2018-2020/ Qeveria rrit masat: Ngrihet Komiteti Koordinator dhe Task-Forca Antikorrupsion

Nga Herion Mesi

Hyn në fuqi Plani i Veprimit 2018–2020 në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015–2020, i cili parashikon ngritjen e Krijimin e Komitetit Koordinator për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, për periudhën 2015–2020, që kryesohet nga ministri i Drejtësisë. Në përbërje të këtij Komiteti do jenë: Zëvendësministri i Mbrojtjes; Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme; Zëvendësministri i Brendshëm; Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë; Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë; Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Zëvendësministri i Kulturës; Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit. “Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të ministrit të Drejtësisë. Në mbledhjet e komitetit mund të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Task-Forca

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Plani i Veprimit 2018-2020 i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare parashikon dhe krijimin e Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion, që do të jetë përgjegjëse për inspektimet ndërinstitucionale, sipas planit të veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, e cila kryesohet nga ministri i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, dhe ka në përbërje këta anëtarë: Përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit (koordinatori i ZOS-it); Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik; Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror; Drejtorin e Departamentit të Burimeve, Transparencës dhe Administrimit, në Kryeministri. Për realizimin e punës, Task-Forca kryen këto detyra: Evidenton fushat parësore për kontrollin e brendshëm, administrativ dhe, sipas rastit, mund të përcaktojë detyra konkrete hetimi administrativ në institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit apo ministrave, administratës së prefektit; Bashkërendon, nëpërmjet një programi të detajuar kontrollesh, procesin e verifikimit të ligjshmërisë, cilësisë dhe transparencës në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj qytetarit, sipas vlerësimit të riskut që këto institucione paraqesin nga pikëpamja e abuzimeve dhe praktikave korruptive; Mbikëqyr procesin e monitorimit të veprimtarisë së autoriteteve kontraktore në fushën e prokurimit publik; Krijon grupe të posaçme inspektimi me specialistë të ministrive ose institucioneve qendrore, të cilët zbatojnë procedurat e kontrollit apo të verifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 10433, datë

Swiss Digital Mobile Reklama

16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimin nr. 94, datë 15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion të Këshillit të Ministrave”; I rekomandon Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion propozime për përmirësimin apo përshtatjen e akteve ligjore ose të çdo akti tjetër të organeve të administratës shtetërore, si pasojë e mangësive, pasaktësive, mungesës së harmonizimit, mospërputhjes dhe mosrealizimit të qëllimit të pritshëm.

Në përfundim të çdo inspektimi apo kontrolli, nga grupet e posaçme të inspektimit hartohet raporti që do t’i paraqitet Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion, me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.

Task-Forca e dërgon raportin pranë titullarëve të institucioneve perka-tëse për marrjen e masave të duhura. Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrup-sion mblidhet me kërkesë të kryetarit. Në mbledhjen e parë të saj, Task-Forca harton dhe miraton një program pune si dhe kalendarin e inspektimeve, ku përcaktohen detyra dhe afate konkrete për grupet e posaçme të inspektimit. Kur vlerësohet e përshtatshme, në mbledhjet e Task-Forcës mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucionet e tjera shtetërore, në veçanti ato që ushtrojnë funksione trajtimi të ankesave, inspekti-mi, auditimi dhe kontrolli të brendshëm. Strukturat e dedikuara për luftën kundër korrupsionit pranë Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion shërbejnë si sekretariat teknik për Task-Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion. Strukturat e Inspektoratit Qendror vihen në dispozicion të Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion për të mbështetur zbatimin e programeve të verifikimit ose kontrollit të përcaktuara prej saj. Ngarkohen Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe strukturat e auditimit të brendshëm të çdo institucioni, subjekte të këtij vendimi, të mbështesin punën e Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion. Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion raporton periodikisht pranë Kryeministrit për ecurinë e punës. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, dhe institucionet e përmendura në këtë vendim për ndjekjen dhe zbatimin e tij.

Plani i Veprimit -Dokumenti 

Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe politik të një vendi. Ai pengon rëndë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistem pabarazie, paragjykimi e nepotizmi, duke shkatërruar besimin e njerëzve tek shteti i tyre, prandaj lufta kundër korrupsionit është sot një nga sfidat parësore të çdo shteti me kulturë demokratike, vizion dhe integritet të lartë.

Kjo problematikë e bartur ndër vite e mjaft komplekse, është kthyer në një nga çështjet më sensitive për shoqërinë tonë, dhe si e tillë lufta kundër korrupsionit nuk përbën vetëm një prioritet për Qeverinë Shqiptare, por përbën një nga 5 prioritetet kyçe që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit në familjen evropiane.

Qeveria ka dhe do vazhdojë në mënyrë të pa ndalur të ketë një vullnet të palëkundur në luftën kundër korrupsionit, përmes aksioneve para-ndaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Prej vitit 2015 Shqipëria ndjek dhe zbaton Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Gjatë trevjeçarit të parë institucionet implementuan masa konkrete antikorrupsion të parashikuara në Planin e Veprimit 2015–2017. Nga Raportet e Monitorimit të hartuara nga KKK-ja u vërejt se 85% e masave të parashikuara në Planin e Veprimit u realizuan plotësisht ose pjesërisht.

Për këtë arsye, si dhe duke u nisur nga raporti i fundit i Transparency International mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe renditjen e Shqipërisë e 91-ta në listën e 168 vendeve të përzgjedhura për studim, në dokumentin e saj Qeveria thekson se: nevojitet një impenjim edhe më i madh në luftën kundër korrupsionit.

Për këtë shkak, KKK-ja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe për arritjen e objektivave të parashikuar e vlerësimin e indikatorëve të performancës është hartuar Pasaporta e Indikatorëve në zbatim të SNKK-së, duke shpjeguar metodologjinë e detajuar për kalkulimin e vlerave të baseline dhe target të paraqitura nga institucionet, janë përcaktuar tregues të matshëm me qëllim pasqyrimin sa më të qartë të performancës së institucioneve dhe realizimit të objektivave të strategjisë.

Në korrelacion me Pasaportën e Indikatorëve dhe të 37 indikatorëve të performancës, Plani i veprimit 2018–2020, pas një bashkëpunimi të mirë koordinuar me të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe vendor, përmban 97 masa konkrete antikorrupsion të ngritura mbi bazë rezultati, performance, impakti, në funksion të 18 objektivave të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit.

“Për arritjen e objektivave të parashikuar dhe vlerësimin e indikatorëve të performancës është hartuar Pasaporta e Indikatorëve në zbatim të SNKK-së, duke shpjeguar metodologjinë e detajuar për kalkulimin e vlerave të baseline dhe target të paraqitura nga institucionet, një informacion i plotë mund të gjenden në këtë dokument”- thuhet në Planin e Veprimit 2018-2020 të qeverisë për masat kundër korrupsionit

 

Qasja parandaluese

Objektivi – Rritja e transparencës në veprimtarinë shtetërore dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në informacion

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Zyra e Komisionerit është e ngarkuar për të administruar ankesa për refuzim të informacionit nga autoritetet publike dhe, gjithashtu, duhet të monitorojë detyrime të tjera që institucioni ka, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Gjatë vitit 2017, Zyra e Komisionerit ka analizuar 560 ankesa dhe ka monitoruar, gjithashtu, nivelin e transparencës. Autoritetet publike jo vetëm kanë detyrimin të miratojnë Programin e Transparencës, por, gjithashtu, duhet ta përditësojnë atë. Institucione të pavarura janë ato të cilat kanë programe më të mira transparence. Institucione qendrore si ministritë duhet të punojnë për të përmirësuar programet e tyre të transparencës. Zyra e Komisionerit me mbështetjen e Projektit STAR 2 do të punojë për të pasur një program transparence të dedikuar për qeverinë vendore.

Treguesit e performancës/indikatori:

A.1.a: Numri i institucioneve të cilat kanë implementuar saktë programe transparence

Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020 janë 20% rritje në krahasim me vitin e mëparshëm, 30% rritje në krahasim me vitin e mëparshëm, 50% rritje në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky indikator do të tregojë nivelin e transparencës që kanë institucionet dhe duke e matur çdo vit do të kemi mundësinë për të dhënë rekomandime se si të përmirësojmë aksesin në dokumentet publike dhe si të rrisim llogaridhënien e institucioneve publike. Zyra e Komisionerit dy herë në vit monitoron programet e transparencës të institucioneve dhe publikon një raport. Stafi i KMDIDP-së monitoron nëse institucionet kanë publikuar të gjithë tipat e

informacionit, të cilët janë parashikuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si: buxheti, prokurimi, struktura, kuadri ligjor etj. KMDIDP-ja, gjithashtu, monitoron nëse koordinatori ka përditësuar regjistrat e kërkesave dhe parashikimeve. Performanca do të vlerësohet duke matur përqindjen e rritjes së numrit total të institucioneve që kanë implementuar saktë programe transparence në lidhje me vitin e kaluar.

A.1.b: Regjistri qendror për ankesat dhe përgjigjet është operacional nga 2020

Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020, janë:

(2018) Ngritja e regjistrit qendror dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave për ta bërë përdorimin e këtij regjistri të detyrueshëm. (2019) 30 institucione përdorin sistemin e raportimit (p.sh. të gjitha

Ministritë dhe institucionet e pavarura); (2020) 80% e institucioneve shtesë përdorin sistemin e raportimit në lidhje me të dhënat e vitit 2019.

Çdo autoritet publik ka për detyrë të mbajë dhe përditësojë një regjistër të kërkesave dhe përgjigjeve. Por për të pasur një pasqyrë të plotë të kërkesave për informacion publik është i nevojshme një regjistër qendror. Koordinatorët e të drejtës së informimit do ta përditësojnë këtë regjistër duke dhënë të gjithë informacionin që është i nevojshëm. Zyra e Komisionerit është duke ngritur një regjistër qendror për kërkesat dhe përgjigjet, për të harmonizuar mbledhjen dhe procesin e ankesave. Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar efektivitetin e punës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike “vis-à-vis” qytetarëve dhe OJQ-ve.

Treguesi do të vlerësohet duke matur në fillim krijimin e regjistrit (procesi) dhe më pas përdorimin operacional të tij (performanca).

Përmirësimi i trajtimit të denoncimeve ndaj korrupsionit

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Nga analizat e punës të Policisë së Shtetit evidentohet një numër i madh i ankimeve të paraqitura nga qytetarët për të cilat policia e shtetit vihet në dijeni nëpërmjet portaleve, nëpërmjet postës elektronike dhe postës së shkruar. Nga analizimi i të dhënave evidentohet se në pjesën më të madhe të referimeve e zënë këto ankime. Në këtë kontekst nga strukturat për hetimin e korrupsionit në Policinë e Shtetit po ju kushtohet rëndësi trajtimit me përparësi dhe profesionalizëm të këtyre rasteve.

Treguesit e performancës/ indikatori:

A.4 Numri i hetimeve të korrupsionit të ardhura nga denoncimet e qytetarëve.

Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020, janë: (2018) Përmirësimi i procesit të brendshëm të monitorimit të Policisë së Shtetit me qëllim për të marrë të dhëna të zbërthyera (2019) 5% rritur, në lidhje me 2018; (2020) 5% rritur, në lidhje me 2019-n. Evidentimi dhe goditja e rasteve të korrupsionit, si masë për të parandaluar dhe ulur numrin e përfshirjes së zyrtarëve publik në veprime korruptive. Evidentimi dhe analizimi i fushave me risk të korrupsionit dhe marrja e masave parandaluese.

Që nga 2017, të dhënat në dispozicion të Policisë së Shtetit tregojnë numrin total të hetimeve dhe numrin total të hetimeve të gjeneruara nga iniciativa e policisë. Diferenca ndërmjet këtyre shifrave paraqet numrin total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve dhe institucioneve të tjera. Plani i Veprimit duhet të japë përparësi një aktiviteti që krijon një sistem për të ndjekur numrin e hetimeve të gjeneruara në mënyrë specifike nga denoncimet e qytetarëve. Pasi ky sistem të jetë vendosur, Plani i Veprimit do të përcaktojë prioritetin e krijimit të një statistike me matjen e përqindjes së këtyre hetimeve, të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve të paraqitura përmes portaleve në internet. Prandaj në këtë fazë të dhënat bazë janë të disponueshme vetëm në numrin e përgjithshëm të hetimeve të krijuara nga qytetarët dhe denoncimet e institucioneve të tjera. Treguesi do të vlerësohet duke matur në fillim përmirësimin e procesit të monitorimit të brendshëm të Policisë së Shtetit me qëllim marrjen e të dhënave të zbërthyera (proces) dhe më pas rritjen e numrit total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve (performanca). Është vendosur një nëntregues shtesë për vitet 2019 dhe 2020, për të matur përqindjen e hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve të cilat janë dorëzuar përmes portaleve online.

Nënindikatori A.4.a.1: Raporti i hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve nëpërmjet portaleve online, mbi numrin total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve.

Objektivi A.5 Forcimi i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë dhe rasteve të konfliktit të interesave

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Ndryshimet e fundit në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, duke ju dhënë mundësinë për të kompletuar dhe plotësuar deklarimin e pasurisë në mënyrë elektronike nga subjektet e ligjit (deklaruesit dhe personat e afërt me ta). Në tetor të 2016-ës, një projekt 3-vjeçar “Aksioni kundër krimit ekonomik në Shqipëri për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” u lançua përmes programit “Horizontal Facility” financuar nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, ku një nga institucionet përfituese është ILDKPKI.

Një nga objektivat kryesorë të Projektit është të sigurojë asistencë teknike dhe financiare për krijimin e një sistemi të ri elektronik për ILDKPKI për deklarimin dhe kontrollin financiar të pasurive dhe konfliktit të interesit. Paralelisht, brenda kornizës të USAID – projekti i financuar 2-vjeçar “Transparenca në sistemin shëndetësor”, ku një nga komponentët përsëri i është dedikuar ILDKPKI-së dhe sistemit të deklarimeve elektronike për interesat private, deri tani është siguruar suporti teknik dhe financiar, duke mundësuar dezajn-in dhe ndërtimin e programimit për sistemin e deklarimit online.

Rezultatet e pritura të çdo projekti që janë aktualisht nën zbatim kryesisht fokusohen në:

 Përmirësimi i performancës së ILDKPKI-së në regjistrimin dhe administrimin e deklaratave të pasurisë, obligimet financiare të zyrtarëve publikë dhe të të zgjedhurve, investigimet administrative, si dhe publikimi i të dhënave të interesave private për shoqërinë civile dhe publike.

 Forcimi i kornizës legjislative dhe përmirësimi i procedurave të brendshme të ILDKPKI-së, të kontrollit administrativ, hetimeve dhe auditimeve.

 Ndërtimi i kapacitetit (trajnimi) i inspektorëve të ILDKPKI-së në përdorimin e sistemit të ri IT të lidhur me dhënien, publikimin dhe kontrollin financiar të deklarimit të pasurive.

 Rishikimi i kapacitetit dhe suportit përmes mjeteve komunikuese dhe udhëzimeve në dorëzimin elektronik, publikimin dhe aksesin online të deklaratave të pasurisë.

 

Zbatimi i ligjit për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020, janë: 70 %, 80% dhe 85 % respektivisht.

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesit (nr. 60/2016) u miratua në qershor 2016 dhe hyri në fuqi më 1 tetor 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2017. Në Shqipëri, duhet të raportojnë 31 institucione publike qendrore dhe 60 njësi të qeverisjes vendore me më shumë se 80 punonjës. Kohëzgjatja e procedurës hetimore administrative, sipas nenit 13 të ligjit, është vendosur 60 ditë. Neni 22 i ligjit paraqet detyrimet e raportimit. Ligji parasheh krijimin e mekanizmave të raportimit të brendshëm dhe të jashtëm që janë përgjegjës për të mbrojtur bilbilfryrësit nga pasojat e raportimit të tyre. Efektet ligjore të ligjit u shtynë në kohë. Për sektorin publik, ligji kishte efekt ligjor prej 1 tetorit 2016 dhe për sektorin privat nga 1 korriku 2017. Sipas dispozitave të ligjit, në veçanti nenit 22, “Raportimi” parasheh detyrimin e njësive përgjegjëse që çdo vit të dorëzojnë në ILDKPKI një raport me shkrim mbi raportet e regjistruara të bilbilfryrës, mjetet e aplikuara për hetimin administrativ të dhënies së informacionit shpjegues dhe mbrojtja e informatorëve. Për më tepër, ligji parashikon, në nenet 13 dhe 14, procedurën e hetimit administrativ dhe vendimin për mosinicimin dhe ndërprerjen e hetimit administrativ. Procedura e hetimit administrativ vendos afate konkrete kohore brenda të cilave duhet të lidhet, pra jo më shumë se 60 ditë nga data e fillimit të procedurës hetimore administrative, përveç nëse nevojitet një periudhë më e gjatë për shkak të rrethanave. Nga ana tjetër, në nenin 7 të ligjit parashikohet që raporti i bilbilfryrës duhet të dokumentohet me shkrim / regjistruar në çfarëdo mënyre. Njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja (në varësi të llojit të mekanizmit raportues të zgjedhur) në bazë të raportit / zbulimit, duhet të vendosë nëse do të fillojë ose jo hetimi administrativ.

ILDKPKI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda autoriteteve publike qendrore dhe vendore me më shumë se 80 punonjës dhe raportin e tyre për të hartuar Regjistrin Kombëtar të Njësive përgjegjëse, si dhe emrat dhe pozicionin i personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, gjithsej 163 njësi përgjegjëse në sektorin publik.

Ndërsa, duke filluar nga 1 korriku 2017, ILDKPKI-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda njësive të sektorit privat me më shumë se 100 punonjës, me qëllim të përpilimit të Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse në sektorin privat, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji. Siç flasim, ekzistojnë 446 njësi përgjegjëse të krijuara brenda sektorit privat.

Për sa i përket janarit 2018, ILDKPKI ka pranuar dhe administruar 161 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse në sektorin publik, ndërsa njësitë përgjegjëse në sektorin privat do të dorëzojnë raportet e tyre vjetore duke filluar nga janari 2019.

Deri në vitin 2018: 70% e zbulimeve të raportuara nga palët e dyshimta të vitit 2017 dhe 2018, të iniciuara për hetime administrative, përfundohen brenda afatit ligjor.

Deri në vitin 2019: 80% e raporteve të jashtme të vitit 2017 dhe 2018, të iniciuara për hetime administrative, përfundohen brenda afatit ligjor.

Deri në vitin 2020: 85% e zbulimeve të raportuara jashtë bilbilit të 2017-s dhe 2018-s, të iniciuara për hetime administrative janë plotësuar deri në afatin ligjor.

Performanca do të vlerësohet duke matur raportin ndërmjet numrit total të zbulimeve të jashtme të raportuara dhe plotësuara nga sinjalizuesit brenda afatit ligjor, mbi numrin total të zbulimeve të iniciuara, të raportuara nga jashtë. Formula specifike e përdorur për këtë tregues është

Qasja ndёshkuese

Objektivi – Përmirësimi i efiçencës dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit

Treguesit e performancës/indikatori:

B.1.a: Numri i hetimeve për rastet e korrupsionit (rastet dhe personat)

Objektivat për t’u arritur më 2019 dhe 2020, janë: rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë; rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë.

Hetimet, të zbatuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit nën koordinimin dhe udhëheqjen e Prokurorisë, do të çojnë në përgatitjen e akuzës nga Prokuroria dhe paraqitjen e tyre në Gjykatë. Rritja e efektivitetit të hetimeve pritet, ndër të tjera, të rritë numrin e akuzave. Një vlerësim i plotë do të marrë në konsideratë rastet dhe personat.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit të përgjithshëm të akuzave për korrupsion. Treguesi do të matet si nga numri i rasteve dhe numri i personave të përfshirë në akuza.

Një nëntregues shtesë përfshihet, për të vlerësuar performancën në kontekstin e veçantë të të ashtuquajturave “raste të korrupsionit në nivel të lartë”. Në këtë kuadër, “rastet e nivelit të lartë” përcaktohen si ato që lidhen me nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal (që parashikojnë një dënim minimal prej 1 dhe 4 vjet).

Shënim: Efektiviteti i hetimit është gjithashtu i lidhur me numrin e aktakuzave që gjenerojnë dënime përfundimtare – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, në mënyrë thelbësore, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet me Pasaportën e Treguesve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

Numri i kërkesave për sekuestrim të pasurisë në rastet e korrupsionit

Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020 janë: në vitin 2018 të krijohet mekanizmi i raportimit të kërkesave për sekuestrim. Në vitin 2019 sistemi i raportimit do të jetë funksional dhe të dhënat do të raportohen. Në vitin 2019 të arrihet rritja e kërkesave për sekuestrim me 5 % krahasuar me vitin 2019.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi paraqesin një mjet kritik represiv për korrupsionin, duke hequr stimujt financiarë për veprimtarinë kriminale. Rritja e efektivitetit të hetimeve (të cilat ndër të tjera mund të përfshijnë hetime më të mira financiare dhe procedura të gjetjes së aseteve) pritet, ndër të tjera, të rritet numri i kërkesave për sekuestrim të paraqitura nga Prokuroria në Gjykatë.

Deri në fund të vitit 2017, këto të dhëna nuk gjurmohen nga statistikat e Prokurorisë. Mekanizmi përcjellës për statistikat e harmonizuara për korrupsionin dhe krimin e organizuar do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna dhe të përfshijë shifrën në të gjitha raportet gjashtëmujore.

Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e sistemit të ndjekjes (procesit) dhe më pas rritjes së numrit të përgjithshëm të kërkesave për sekuestrim në rastet e korrupsionit

(performanca). Treguesi do të matet si nga numri i rasteve dhe numri i personave të përfshirë në akuza.

Një nëntregues shtesë do të përfshihet, që nga viti 2020, për të vlerësuar performancën në kontekstin e veçantë të të ashtuquajturve “raste të korrupsionit në nivel të lartë”. Në këtë kuadër, “rastet e nivelit të lartë” përcaktohen si ato që lidhen me nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal (që parashikojnë një dënim minimal prej 1 dhe 4 vjet).

SHËNIM: Efektiviteti i hetimit është gjithashtu i lidhur me numrin e konfiskimeve – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, kryesisht, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet nga Pasaporta e Treguesve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

B.1.c: Vlera e parashikuar e të ardhurave të krimit të sekuestruar në rastet e korrupsionit

Sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi paraqesin një mjet kritik represiv për korrupsionin, duke hequr stimujt financiarë për veprimtarinë kriminale. Hetimet efektive do të gjenerojnë jo vetëm kërkesa shtesë për sekuestrim (shih treguesin B.1.c), por edhe rritjen e vlerës totale të aseteve të sekuestruara. Vlerësimi i këtyre të dhënave shtesë15 është vendimtar për të dhënë një pasqyrë të plotë të efektivitetit të hetimeve mbi korrupsionin. Bazuar në kuadrin ligjor shqiptar (VKM no.687, dt.5.10.11), asetet për të cilat është miratuar sekuestrimi do të dorëzohen në AAPSK për menaxhim.

Pas marrjes së aseteve, Agjencia zbaton një vlerësim të brendshëm dhe cakton një vlerë të parashikuar. Kjo vlerë vlerësohet më tej nga ekspertë të jashtëm pas konfiskimit. Deri në fund të vitit 2017, këto të dhëna nuk gjurmohen nga AAPSK-ja. Mekanizmi i raportimit të brendshëm të Agjencisë do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna dhe të përfshijë shifrën në të gjitha raportet gjashtëmujore. Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e monitorimit të brendshëm të AAPSK (procesit) dhe pastaj rritjes së vlerës së përgjithshme të aseteve të sekuestruara në rastet e korrupsionit (performance).

SHËNIM: Efektshmëria e hetimit është e lidhur edhe me vlerën e konfiskimeve përfundimtare – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, në mënyrë thelbësore, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet me Pasaportën e Indikatorëve të Strategjisë Sektoriale të Drejtësisë.

 

Analizimi i prirjeve të korrupsionit dhe përmirësimi i statistikave në lidhje me veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese kundër korrupsionit

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Drejtoria e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Ministrisë së Drejtësisë çdo gjashtë muaj dhe në çdo vit mbledh, statistika të harmonizuara dhe të konsoliduara mbi korrupsionin. Kur përfundohen çdo gjashtë muaj dhe në çdo vit, raporti i dërgohet Komisionit Europian. Ato janë publikuar një në vit si pjesë e raportit vjetor të statistikave.

Informacioni është gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave; Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë, si dhe institucionet e reja që do të krijohen në sistemin e drejtësisë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Pasi informacioni është mbledhur dhe analizuar në fazën e fundit të gjitha statistikat harmonizohen përpara se të publikohen. Raporti i statistikave vjetore ka një kapitull të veçantë dedikuar korrupsionit.

Procesi i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave do të përforcohet për të siguruar që statistikat e harmonizuara dhe të konsoliduara të përfshijnë të dhëna relevante sipas praktikave më të mira ndërkombëtare përkatëse, ndër të tjera rekomandimin e FATF 33 për statistikat. Statistikat e harmonizuara dhe të konsoliduara do të bëhen një mjet operativ për të raportuar, ndër të tjera, mbi indikatorin B1, dhe çdo tregues tjetër që lidhet me ndëshkimin e korrupsionit. Një numër kriteresh themelore cilësore do të karakterizojnë raportin statistikor, duke siguruar aftësinë e tij për të gjetur një rast nga hetimi në dënim.

Treguesit e performancës/ indikatori:

Statistikat e harmonizuara dhe konsoliduara mbi korrupsionin prodhohen dhe publikohen periodikisht. Objektivat për t’u arritur më 2018, 2019 dhe 2020 janë: Statistikat prodhohen dhe publikohen një herë në vit; Përmirësimi i mekanizmit të raportimit të statistikave duke përfshirë (nga lista e mëposhtme):

Një numër kriteresh themelore cilësore duhet të karakterizojnë raportin statistikor, duke siguruar aftësinë e tij për të gjetur një rast nga hetimi në dënim. Përmbledhja e çështjeve, duhet të plotësohet nga një bazë të dhënash, e cila përshkruan situatën specifike:

  1. Numri i hetimeve të filluara
  2. Numri i hetimeve të kërkuara nga Prokuroria
  3. Numri i kërkesave për sekuestrim
  4. Numri i dënimeve
  5. Numri i kërkesave për sekuestrim të miratuara
  6. Numri i kërkesave për konfiskim të miratuara
  7. Detajet mbi menaxhimin e aseteve:
  8. Vlera e aseteve të konfiskuara nën menaxhim
  9. Vlera e realizuar nga shitja e aseteve të konfiskuara
  10. Numri i aseteve të kthyera pronarit
  11. Numri i aseteve të shkatërruara
  12. Vlera monetare e transferuar në buxhetin e shtetit pas shitjes

Treguesi do të vlerësohet duke matur përmirësimin e mekanizmit të raportimit të statistikave (procesit) dhe publikimit të tij për vit (performancën).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?