Plani i BERZH për tregtinë në Ballkan, Anila Denaj: Përfitimet që ka Shqipëria

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj duke folur për marrëveshjet e BERZH për tregtinë me Ballkanin Perëndimor, tha se ky projekt në vetëvete synon përmirësimin e shërbimeve në pikat ndërkufitare, përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjes së efikasitetit në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave të ketë kosto të ulëta.

Sipas saj, projketet janë me disa faza, të cilat fillimisht do të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Projekti synon të përmirësojë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Projekti i BERZH do të kontribuojë në thjeshtësimin e procedurave në pikat kufitare. Kjo do të mundësojë që kompanitë të realizojnë më thjesht punë e tyre”-tha mes tjerash Denaj, ndërsa rediti përfitime që merr Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?