Plani i ndërtimit në Sauk, Shqipëria do të ketë një Pol të Teknologjisë dhe Sigurisë Kibernetike

Me qëllim zhvillimin teknologjik të vendit dhe parandalimin e prekjes nga sulmet, në Sauk të Tiranës do të ndërtohet Poli i ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë mbi 673 milionë lekë apo me kursin aktual të këmbimit rreth 6.7 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë tenderin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Poli i Ri që do të zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rreth-rrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial do të ndërtohet brenda 18 muajve.

Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9 mijë e 600 metër katror.

SHKARKO APP