Plani i PD, Tabaku: Rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë
Jorida Tabaku një nga hartueset e programit ekonomik të selisë blu, thiotë se PD-ja angazhohet që do të rrisë me 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë.
”PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut. Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria”,-thotë ish-deputetja e PD-së.
Nga ana tjetër, ajo thotë se PD-ja do të ul kostot e jetës, ”duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti. Shqipëria Fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqënien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria Fiton”.