Plani i rimëkëmbjes, Tomorri: 320 milionë euro mund të gjenden, por çfarë do ndodhë më pas?

Mazhoranca dhe opozita kanë prezantuar planet e tyre për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

I ftuar në ”RTV Ora”, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri u shpreh skeptik për premtime të tilla se paratë do të gjendjen duke luftuar korrupsionin apo informalitetin.

Sipas tij, shuma prej 320 milion eurosh e propozuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha mund të gjendet, por shqetësim për të mbetet fakti se çfarë do ndodhë më pas.

Klodian Tomorri: ”Historia e qeverive që kursejnë duke luftuar korripsionin dhe informalitetin, ne e kemi dëgjuar shpesh. Jam skeptik me këto zotimet që paratë do vijnë nga lufta ndaj korrupsionit apo ndaj informalitetit. Shuma prej 320 milion eurosh që kryetari i opozitës tha se kushton plani i tij, nuk është një shumë që nuk mund të gjendet apo se mund të trondiste shumë buxhetin.

Çështja shtrohet se çfarë ndodh pas 320 milion eurove? Për sa kohë nuk do të ketë zgjidhje të pandemisë, kjo do të jetë thjesht një lojë që partitë apo qeveritë premtojnëm, por duket si një lojë pa krye, sepse diku do të duhet të bëjnë llogari me borxhin dhe deficitin. Nuk shoh vështirësi për të gjetur 320 milionë euro, më shumë se sa çfarë ndodh pas 320 milion eurove.”

Tomorri tha se vetëm pagat taksohen në mënyrë progresive, ndërsa të ardhurat dhe burimet e tjera financiare të buxhetit vijnë nga taksimi uniform.

Klodian Tomorri: ”Buxheti i shteti në Shqipëri mbledh mesatarisht 3,7-3,8 miliardë euro të atrdhura në vit. Nga këto, vetëm 170-180 milion euro vijnë si taksa nga pagat. Taksimi i pagave është i vetmi zë që takosojmë në mënyrë progresive. Vetëm rrogat taksohen në mënyrë progresive. Të gjithë të ardhurat dhe burimet e tjera financiare të buxhetit vijnë nga taksimi uniform. Kjo ndiodh edhe te taksat e konsumit.

TVSH është 20% si për të varfërin ashtu dhe për miliarderin. Akcizat janë po ashtu taksa uniforme, dhe tatim fitmi është uniform po të përjashtosh shkallën e bizneseve. Në Shqipëri, zhurma për taksimin progresiv apo taksën e sheshtë, është shumë më e madhe sesa vetë taksimi progresiv që ne bëjmë.”

SHKARKO APP