Plani qeverisës i PS, asnjë masë konkrete për luftën ndaj terrorizmit

Shqipëria renditet nga organizata të ndryshme si një vend në rrezik nga terrorizimi, por qeveria ”Rama 3” nuk ka renditur asnjë masë në planin e ri qeverisës.

“Shqipëria sot gëzon një reputacion të spikatur ndërkombëtar dhe jep kontribut të mirënjohur e të vlerësuar në luftën kundër terrorizmit në ruajtjen e sigurisë globale”,-shkruhet në program.

Në asnjë moment nuk theksohet se për çfarë masash do të ndërmarrë konkretisht për të mbajtur këtë standard të supozuar por që hidhet poshtë nga raportet e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu nuk përmendet fare as krimi i të ardhmes, ai kibernetik. Bota po bëhet gjithmonë e më e pasigurtë për shkak të “hackerave”, qeveria nuk ka marrë asnjë masë parandalimi duke i varur të gjithë shpresat tek “frika” që mund të shkaktojnë ashprësimet në Kodin Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?