Pla@osja për tradhëti, gruaja e policit zbulon rrëfimin para burrit: Pasi tregova ai…

Efektivi i Policisë, Erjon Goxharja u shfaq për plagosjen e Lorenc Kostës, inxhinierit në ERE, me të cilin gruaja e tij juriste në këtë institucion, kishte pasur lidhje intime, një herë të vetme, sipas dëshmisë së saj.

Goxhara qëlloi Kostën poshtë shtëpisë së tij tek ”Komuna e Parisit”, prokuroria po heton edhe për armëmbajtje pa leje, pasi ende nuk është e qartë nëse është pistoleta e shërbimit. Në dëshminë e bashkëshortes sipas ”Report Tv”, ajo thotë se ka krijuar afrimitet me Lorenc Kostën një vit pasi kishte filluar punë te ERE. Ai krijoi pëlqim për të dhe në një moment dobësie, gruaja deklaron se ka patur një raport intim me të, dhe pas këtij momenti i ka vendosur barrierë për të komunikuar vetëm për punë.

”Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë me kolegun e punës. Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi tregova, është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike. Një javë pas këtij konflitki, Erjoni nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”, tha në polici, bashkëshortja e Erjon Goxharës

Konfliktet në familje mbi dyshimet për tradhti i ka përjetuar edhe djali i çiftit, i pari që Ejron Goxhara mori në telefon pas plagosjes. Në dëshminë dhënë në polici, djali tregon se ka shkuar më tej në drejtori për të folur me hetuesit i shoqëruar nga daja i tij, edhe ai efektiv policie.

SHKARKO APP