Plas biseda në WhatsApp! Spaho njofton se do mungojë dy javë. Noka: Perde syri do heqësh, të tjerët kanë bërë edhe…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edmond Spaho ka njoftuar në grupin e Whatsapp-it për mungesën e tij dy javore në aktivitetet e grupit parlamentar demokrat, dhe ka “alarmuar” kolegët e tij saqë është dashur ndërhyrja e sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimit, Flamur Noka për të “qetësuar” situatën.
Në orën 17.22, Spaho ka shkruar se “nisur nga nesër për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm për dy javë”. Mesazhi i Spahos ishte në përgjigje të një mesazhi të mëparshëm të kreut të grupit Gazment Bardhi që njoftonte një mbledhje ditën e sotme. Pas Spahos disa prej deputetëve i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërkohë që epik ishte përgjigjja e Flamur Nokës.
“Z. Mondi, katarakt (perde syri) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë, synetllik psh e skanë alarmu grupin”, shkruan Noka.
Nuk mbetej mbrapa as Agron Gjekmarkaj me komentin e tij. “Ore Mondi vërtetetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ke synë tjetër (gjë që nuk e urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut që ka bërë synetin çfarë gjëme do ishte”.
Biseda e plotë në Grupi parlamentar të PD-së
Gazment Bardhi: Të nderuar kolegë, nesër e premte ora 9;00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në kryesinë e Kuvendit! Ju përshëndes.
Sorina Koti: Unë nuk mundem do të jem në Korçë këto ditë.
Edmond Spaho: Nisur nga nesër, për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm rreth dy javë.
Dhurata Çupi: Të shkuara Mondi.
Flamur Noka: Z.Mondi, katarakt (Perde në sy) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë synetllëk psh dhe s’kanë alarmu grupin.
Agron Gjekmarkaj: Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuk e urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte.
Edmond Spaho: Shoku Flamur, unë nuk kam alaramuar grupin, duke qenë i ndërgjegjshëmn se amungesa në aktivitetet partiake do bënte që ti të dyshojhe se ku livadhis unë, bëra njoftimin për të mos pasur keqkuptim që pse e braktisa partinë dhe pse tani. Sa për kataraktin e di që është operacion i thjeshtë pasi kam dy mjeke në shtëpi, bashkëshorten dhe vajzën. Zoti Flamur e ka me shumë merak grupin, sidomos kur na sheh nëpër takime. Kemi dalë apo ji ne tërren ku rrime, cilin territor mbulojmë ejt etj, prandaj duhet të njoftojmë.