Plas debati/ Kokëdhima: Nuk jam babai i Ramës, jo përgjegjës për veprat e qeverisë

Teksa kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” sot për të folur mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima është kapur me Arjan Curin, mbi ndërtimet në Tiranë.

Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Curit, Kokëdhima është revoltuar.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria, kur ikët ju nga PS apo para?

Swiss Digital Mobile Reklama

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arjan Curi: Këtë “provokator” mbaje për vete

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?