“Plas gallata”mbrëmjen e djeshme, studenti del para kamerës dhe e pranon para të gjithëve: Jam i FRESSH!

Me sa duket shumë pak ose pothuajse asnjë nga studentët që ishin mbrëmjen e djeshme të pranishëm në studion e Top Show ishin aty për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Në rrjetet sociale shpërthyen fotot e militantëve, studentë aktivistë të përfshirë tek FRESSH.

Teksa ishin të ftuar në studio si një grup i stisur kastile për t’i bërë pyetje kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja u shfaq me të vërtetë skandaloze kur në fakt një pjesë e atyre që folën nuk ishin fare studentë, por me postë të rëndësishme në administratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga studentët mbrëmjen e djeshme e pranoi publikisht se është pjesë e FRESH, por theksoi se në studio është për të mbrojtur të drejtat e tij si student.

Ai tha:

Edhe i FRESH-it mund te jem, jam aktiv, jam koordinator”.

Ajo që ra në sy, ishte një studente e Juridikut e cila iu ankua atij për kushtet e mjerueshme në konvikte.

Në përfundim të fjalës së saj e reja u duartrokit, teksa dhe vetë Rama tha se e meritonte pasi kishte artikuluar shumë mirë kërkesat e saj.

Në fakt, sipas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale,  rezulton se edhe ajo ka qenë aktiviste e FRESSH në Tepelenë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?