Plas grushti te Fakulteti Ekonomik, tre të rinj në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës ‘Iliria’ ku po zhvillonin mësim disa studentë të Fakultetit Ekonomik.
Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve të vitit të tretë.
Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme të godinës “Iliria”.
Ndërsa mësohet se tre të rinj janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Të rinjtë ndihen të terrorizuar, ndërsa ditën e sotme do të ketë një bojkot të orëve të mësimit.
Për ngjarjen nuk ka ende një reagim nga ana e institucioneve, pasi policia e shtetit pretendon se nuk është përgjegjësia e saj siguria e universiteteve, dhe se kjo detyrë i takon policisë private.