Plas keq te Ligjet, Hajdari kërkon shtyrjen e mbledhjes, Murrizi ua plas në sy: Boll bëtë si cuba, do futeni sërish në rresht si dele

Ka pasur debate të forta sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku palët po diskutojnë lidhur me amendimet në Kodin Zgjedhor.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që mbledhja të shtyhej,  që të rakordoheshin palët në Këshillin Politik, kërkesë e cila nuk u prit mirë nga ana e mazhorancës. Hajdari kërkoi që opozita parlamentare të bojkotojë mbledhjen, ndërkohë që Ulsi Manja kërkoi vijimin e saj.

Hajdari: Nesër do kemi një takim. Dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare. Të jemi në përputhje me gjërat që kemi thënë. Nëse Gjiknuri do të ishte e udhës që ky takim të mos zhvillohej, të mblidhemi pas këshillit politik.

Gjiknuri: Edhe në email kam theksuar se ligjet do shqyrtojnë projektligjin e PD. Do synohet dakordësia për çështjet që kemi këndvështrime të ndryshime dhe konsultimi vijon në këshillin politik. Skemi pse e përfundojnë sot punën sot. Mund të shoshisim shumë gjëra që s’janë pjesë e debatit politik. Vetëm për koalicionet kanë propozuar PD.

Nuk mungoi as një kërkesë e Manjës për teknikët, që kur fliste ai askush tjetër të mos dëgjoheuj në sallë.

“Më shihni mua ju çunat e teknikës, kur flas unë nuk mund të ketë kakofoni këtu”, tha Manja, ndërkohë që Murrizi tha se Gjiknuri e di shumë mirë që do futen sërish në Komision propozimet e opozitës jashtëparlamentare.

Murrizi: Damianin do e urdhërojnë prapë që të marri propozimet e Këshillit Politik dhe do i sjelli këtu, e kanë gjetur të kollajtë, u futët në rresht si dele, dhe votuat propozimet e 5 Qershorit, dhe tani bëni si cuba.

SHKARKO APP