Plas në Komisionin e Ekonomisë! Debate me tone të ashpra mes Edmond Spahos dhe Erion Braçes
Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë paraditen e sotme është zhvilluar me tone të ashpra mes deputetit socialist Erion Braçe dhe deputetit demokrat Edmond Spaho.
Deputeti Spaho u përfshi në një debat me Erion Braçen lidhur me çështjen e 21 janarit, ndërsa theksoi se kjo temë del në fokus sa herë ka zgjedhje.
Spaho: Mësoni nga eksperienca jonë. Mësoni! Mos u merri me këto.
Braçe: Në gjykatë, atje do shkoni..
Spaho: Çoji çojini. Sa herë ka zgjedhje, hapni ndonjë histori me 21 Janarin.
Braçe: Për çështje penale nuk kam asnjë dëshirë të pyes kënd. Shumica dërrmuese që janë këtu dhe mbivendosja. Kam vendosur që me durim shumë dhe respekt të Kushtetutës të dëgjoj drejtësinë. Gjithkush ka mënyrën e vet të të qasurit ndaj drejtësisë. Unë kam këtë. E kam qepur, e kam mbyllur gojën dhe kërkoj të pres drejtësisë. Kam duruar lloj palaçoje në parlament.