Plas në PD, Genc Ruli ikën nga mbledhja dhe përplas derën

 

Pas debatëve në mazhorancë ka plasur sherri edhe në selinë blu. Është shoqëruar me debate në mbledhjen e Grupit Parlamentar analiza që Partia Demokratike po bën për humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit. Duket se do të ketë "koka të prera", por nuk dorëzohen kollaj garda e vjetër.

Deputetë të ndryshëm kërkuan penalitete për kryetarët e degëve humbëse. Një ndër ta ishte edhe deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, i cili është larguar i nervozuar nga mbedhja. Dhe ka përplasur derën me inat. Nga selia blu thonë se Ruli nuk ishte dakord me relativizimin që kryetari Basha po i bënte përgjegjësisë së kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe për humbjen e 21 qershorit.

Basha ka kërkuar një analizë më të hollësishme, jo penalitete për krerët e degëve. Vec Rulit, në debat është përfshirë edhe kreu i grupit Edi Paloka me Majlinda Bregun. Siç duket jo çdo gjë mbetet në kontrollin e Bashës, pasi Ruli është njeri me reputacion në PD dhe mik i Berishës.

SHKARKO APP