Plas sherri me grushte e shqelma mes policëve të Vlorës dhe disa të rinjve, kolegët tentojnë t’i ndajnë
Aktualitet E Shtunë, 13 Korrik 2024 09:21
Një sherr midis punonjësve të policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në hyrje të Lungomares.
Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma.
Përplasja midis punonjësve të policisë ka qenë me disa persona që jepnin me qira skuterë elektrikë.
Të gjithë punonjësit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit.