Plas sherri mes Izraelit dhe Turqisë, situata bëhet edhe me delikate në Lindjen e Mesme
Turqia pozicionohet pro Hamas. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë kanë delikate me dekada. Pas sulmit të pabesë nga Hamas duke vrarë qindra izraelitë të pafajshëm, Izraeli ka filluar bombardimin e Gazës. Por Presidenti turk nuk është dakort.
Në një fjalim për ligjvënësit e partisë së tij në parlament, Erdogan akuzoi Izraelin se kishte përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe njoftoi anulim të vizitës në këtë vend.
“Hamasi nuk është një organizatë terroriste por një grup çlirimtar, një grup muxhahedinësh që po luftojnë për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e vet. Vëllezër të dashur ne kishim qëllim të mira, por Izraeli përfitoi nga qëllimet tona. Ne kishim në plan të shkonim në Izrael, por tani e anuluam vizitën.
Nëse ata do të kishin pasur qëllime të mira marrëdhëniet tona do të ishin të ndryshme tani. Hej Izrael, ti mund të jesh një organizatë pasi perëndimi të detyrohet shumë. Por Turqia nuk të detyrohet asgjë”, tha mes të tjerash Erdogan.
Por ka reaguar menjëherë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Hayat. Ai thotë: “Izraeli kundërshton me gjithë zemër fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas. Hamasi është një organizatë terroriste e neveritshme, më e keqe se ISIS, që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”, theksoi Hayat në një postim në X/Twitter.
“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerrin që ka parë e gjithë bota dhe faktin e padiskutueshëm se Hamas është i barabartë me ISIS”, shton ai.
Pra Izraeli e quan Hamas organizatë terroriste, kurse Turqia si çlirimtare!