Erion Veliaj i kërkon Tabakut që të thërrasë edhe Lulzim Bashën dëshmitar se ka vendosur pa vendim të Këshillit Bashkiak
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët vazhdon debati mes Veliajt dhe Tabakut. Erion Veliaj ka publikuar dokumentin që ish-kryebashkiaku Basha në 2013 ka nënshkruar, në të cilin thuhet: “Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni.” Pra pa vendim këshillit bashkiak.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Pse gënjeve në këtë komision? Pse bërë dëshmi të rreme?
Veliaj: Ju ftoni kryetarin aktual të Bashkisë, dhe nuk ftoni Bashën që në 2013, pa këshillin, thotë: Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni. I thotë Basha këto, vendim pa Këshill.
Tabaku: Thuaju anëtarëve të komisionit ta thërrasin në komision. Z.Veliaj, pse gënjyet për përgjegjësinë tuaj në lidhje me koncesionarin e Tiranës?
Veliaj: Për çdo dëshmi do të mund në gjykatë. Të nxori Gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit, është edhe kontraktori i vilës tënde.
Tabaku: Z.Veliaj unë çdo gjë e kam të deklaruar. Problemi është me ju. Ajo që po bëni ju është e pandershme Nuk kam nevojë t’i fsheh pasuritë siç e bën ti. Nuk kam pasur nevojë t’i fsheh të ardhurat e mia që para se të futesha në politikë. Problemin e ke ti.

KOHA JONË SONDAZH

