Sherr fizik në Kuvend! Deputetë të PD bllokojnë foltoren, qëllohet me sende drejt Peleshit
Seanca e sotme plenare, ende pa nisur, është shoqëruar me tensione dhe debate. Deputetë të PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë zënë vendin e ministrave.
Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment shihen Flamur Noka dhe Klevis Balliu që përpiqen të zënë ulëset e ministrave. Noka hipën mbi tavolina për t’u ulur te vendi i ministrave, pengohet dhe rrëzohet, e ndihmojnë kolegët e PD-së.
Ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës. Me pas përplasja ishte e fortë mes deputetëve dhe Gardës, ku u konfrontuan fizikisht.
Situata është tensionuar edhe më tej kur Këlliçi ka ndezur flakadanë në sallë dhe është hedhur ujë, dosje e kartonë në drejtim të kreut të Kuvendit.





KOHA JONË SONDAZH

