Plas sherri në seancën për Shullazin, avokati braktis gjyqin, kërkohet largimi i gjyqtares

Debate të ashpra në seancën e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, ku pritej nisja e procesit gjyqësor në Apelin e Krimeve të Rënda.

Që në nisje të procesit, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.

Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur si kriminel.

Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli që avokati te braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.

Avokati theksoi se gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela.

Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëxuar penalisht Gilmando Danin e të vellain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.

Në përfundim gjykata vendosi ti caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e rradhës do të mbahet më datë 28 Tetor ora 11.

/Faxweb.al

SHKARKO APP