Plas sherri në Shkodër, 40-vjeçari merr armën dhe qëllon ndaj bashkëfshatarit (EMRI)

Policia ka parandaluar një vrasje në Shkodër pas përshkallëzimit të një konflikti mes dy personave.

Mesditën e sotme në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat. U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga  shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?