Plas skandali seksual, 8 lojtarë arrestohen për përdhunim

Një skandal ka shpërthyer në Finlandë, ku 8 lojtarë të përfaqësueses së volejbollit të Kubës janë prangosur një ditë më parë me akuzën e “përdhunimit”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në hotelin e qytetit finlandez, aty ku është akomoduar ekipi. Ende nuk dihen detajet e përdhunimit apo emrat e lojtarëve, ndërsa policia finlandeze ka deklaruar se ata nuk do të mund të largohen të hënën bashkë me shokët e tyre, deri sa të përfundojë gjyqi, raporton “Associated Press”.

Kombëtarja e volejbollit të Kubës ndodhet në Tampere, për shkak se aty zhvillohet Kupa e Botës në volejboll.

SHKARKO APP