Plasariten muret e Muzeut Historik Kombëtar, por puna vazhdon normalisht

Termeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në godinën e Muzeut Historik Kombëtar. Muret e plasaritura në pjesën e administratës dhe në hyrje të sallave të ekspozimit janë të dukshme. Kamera e “ABC News” pasqyron dëme në muze, ku nga ana tjetër puna vazhdon normalisht në muze.

Jo vetëm fasada dhe rënia e pllakave është dëmtimi i vetëm i muzeut historik kombëtar, nga tërmeti i 26 nëntorit. Muret e brendshme kanë pësuar plasaritje në katër anët e muzeut.

Aktiviteti vazhdon normalisht, në sallën e ekspozimit dhe në sallën e konferencave, si edhe në pabione, por vizitorët përballen me këto shenja, të cilëve u kujtojnë ditën e tmerrit të tërmetit.

Dëmtimet më të mëdha i ka pësuar pjesa e mureve ku punon administrata. Muzeu historik kombërtar pësoi dëmtime edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por ky i nëntorit thelloi plasaritjet e mureve së tepërmi. Edhe pse kanë kaluar 3 javë ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje në muret e plasarituara të muzeut historik kombëtar. Godina e Muzeut Historik Kombëtar është ndërtuar në vitin 1981.

SHKARKO APP