Plazh edhe në shtator! Brenda 2 orësh në Morinë kalojnë më shumë se 15 mijë qytetarë nga Kosova
Shqiptarët e Kosovës vijojnë t’i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe nuk e kanë braktisur atë as në muajin shtator. Radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinit janë shndërruar në normalitet dhe nuk kishin si të mungonin as këtë fundjavë.
Mbi 15 mijë pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm, teksa po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.
Nga të dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.
Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.