Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat

Durrësi ka një nga plazhet më të mëdhenj në vend, i frekuentuar nga pushues vendas por kohët e fundit edhe nga mjaft të huaj.

Brezi i gjerë ranor dhe uji i cekët deri në disa metra larg bregut e bëjnë atë plazhin perfekt për familjet me fëmijë. Por stacionet e plazhit janë shumë larg standardeve që duhet të plotësojnë për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Kullat e vrojtimit duhet të vendosen çdo 250 metra dhe në to të ketë vrojtues apo roje plazhi të trajnuar. Funksioni i vetëm që kryen e vetmja kullë në zonën e shkëmbit të Kavajës është të mbajë bokset e një aktiviteti që argëton pushuesit në plazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në plazh mungon ndihma e shpejtë. Nuk ka as sinjalistikë për hapësirën e dedikuar për not. Ndërsa pas disa rasteve të incidenteve me motorët e ujit, të paktën në Durrës këto të fundit kanë shënuar territorin prej ku nisen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sërish rreziku është aty për çdo rast. Bashkia thotë se te hënën do të nisë heqja e liçencave për privatët që nuk plotësojnë kushtet. Deri atëherë të rrimë me shpresën se në plazhe dhe det nuk do ketë viktima të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?