Plazhi i shtatorit, Durrësi po frekuentohet ende
Edhe këtë periudhë shtatori, pushuesit vijojnë të bëjnë plazh në bregdetin e Durrësit. Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa në muajin gusht, sërish turistët nga vendet fqinje kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës, që këto ditë karakterizohet nga qetësia dhe temperaturat optimale.
Kështu, ndonëse jemi në mesin e shtatorit, pushuesit të ardhur kryesisht nga Kosova, e Maqedonia vijojnë të jenë të pranishëm në bregdetin e Durrësit.
Një pjesë e tyre e konsiderojnë periudhë ideale për të pushuar, pasi në bregdet mbizotëron qetësia, pastërtia dhe temperatura të favorëshme jo të shumë të nxehta.
Bazuar në kushtet atmosferike, pritet që bregdeti i Durrësit të presë e përcjellë pushues deri në javën e fundit të muajit shtator.
KOHA JONË SONDAZH

