Plazhi këtë vit në Shqipëri me doreza, maska dhe jo festa të çmendura

E kemi thënë që plazhi këtë vit do të jetë ndryshe nga vitet e tjera por duhet të dini se këtë vit nuk ka as festa të çmendura. Drejtoresha e Mjedisit dhe Turizmit, tregon në vija të përgjithshme si do të duhet të përshtatemi me verën e këtij viti. Duke qenë se grumbullimet janë aleati numër 1 i Covid-19 nuk do të lejohen në ambientet e plazhit dhe as mbrëmjeve.

”Deri më tani është deklaruar, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, aktivitetet me grumbullime të mëdha, aktivitetet që nuk mundësojnë distancim fizik apo qasjen e higjenës, nuk janë të rekomanduara. Festat e natës apo schuma party-it nuk do të oragnizohen, por po mundohemi të gjejmë ndonjë aktivitet tjetër me numër më të kufizuar njerëzish”. Nga ana tjetër, ajo bëri me dije se deri më tani dihet që stafi i shërbimeve do të jetë gjithë kohës i pajisur me maska dhe doreza, por një vendim i tillë mund të ndryshojë në varësi të gjendjes dhe asaj që do të rekomandojë grupi i ekspertëve.

Sipas njoftimit të Ramës, nga e hëna e 1 qershorit do të hapen kufijtë tokësorë me fqinjët dhe plazhet vetëm për hotelet. E gjithë pjesa tjetër e plazheve do të hapet për të gjithë qytetarët pa përjashtim më 10 qershor. ”Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlong dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlonge nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”.

SHKARKO APP