Plot 20 mijë ha tokë shtetërore do të jepet me qera

Të gjithë ata fermerë ose subjekte të interesuar për tokë bujqësore mund të përfitojnë nga toka shtetërore të cilat do të jepen me qira. Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për  rreth 20 mijë hektarë tokë e cila është e shpërndarë në të gjithë vendin .Çmimi  i tokës varion nga 5 mijë  deri në 22 mijë lekë për hektar.

Majlinda Bozgo: “Ministria e Bujqësisë ka rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore në administrim me destinacion dhëninen me qera. Janë dhënë 40 kontrata të cilat funksionojnë”

Në rastet kur për tokën bujqësore shtetërore ka probleme pronësie në ligj është parashikuar ndërprerja e procedurës së qiradhënies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majlinda Bozgo:Në territore për të cilat ne do të japim kontratate qerasë, nësë paraqiten pretendime nga ish pronarët, atëherë këto sipërfaqe atomatikisht do të zbriten.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta gjë vlen edhe në rastet se ,edhe pas periudhës të lidhjes së  kontratës do të evidentohen me  probleme të tilla, do të zbriten

Parcelizimi i tokës është një problem, pasi  shumë subjekte kërkojnë sipërfaqe të mëdha për të investuar

Majlinda Bozgo:Pavarsisht se ne i kemi pak të fragmentarizuar tokën buqësore, në territore të caktuara këto ngastra janë pranë njëra-tjetrës, që të cilat, megjithëse ato kanë një numër të ve antë ato mundet të përbëjnë një bllok.

Dhënia  me qira e tokës ka një afat në bazë të kulturave që mbillen në këtë mënyrë jepen për 30 vite kur përdoret për pemëtore dhe bimë arash  ndërsa për 99 vite kur përdoret për ullishte.Vlera e dhënies me qira të tokës bujqësore ëshët e lidhur edhe  me zonën ku ajo ndodhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?