Pluhuri afrikan mbulon Shqipërinë, priten temperatura deri në 26 gradë

Shqipëria është mbuluar sot nga një re pluhuri, e shkaktuar nga një fenomen natyror të zhvendosur nga Afrika Veriore. Ky fenomen do të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa sipas ekspertëve temperatura pritet të rritet me mbi 20 gradë deri të enjten.

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave të ngrohta me origjinë nga veri i Afrikës dhe sjellin me vete edhe pluhurin e Saharasë. Është një fenomen që vendi ynë është prekur disa herë. Është pothuajse gjithë Mesdheu i prekur, duke përjashtuar gadishullin Iberik, pjesa tjetër Europa qendrore, shkon deri në Holandë, Rumani, sipërfaqja që preket.

Përqendrimi gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë i grimcave të pluhurit në ajër dhe kjo e ka bërë shqetësuese për qytetarët pasi është e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, sjell problematika sa i përket shikimit horizontal dhe vertikal, si për transportin rrugor dhe atë ajror. Është e gjithë pjesa e perëndimore e vendit e prekur me përqendrim më të lartë të grimcave të pluhurit. Këto masa ajrore sjellin temperatura të larta, sot kishim rritje të menjëhershme. Kjo valë do na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Të premten do ndihet edhe pastrimi i ajrit”, thotë specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?