Plumba në drejtim të banesës së Denis Shtrazës, plagoset 12-vjeçari
Një 12 vjeçar ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësi, ku sipas policisë persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit D.SH.
Sipas burimeve nga policia të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të banesës së Denis Shtrazës të akuzuarin për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Plumbi rikoshet ka goditur banesën ngjitur duke shkaktuar plagosjen e 12 vjeçarit.
Denis Shtraza u arrestua në muajin janar të këtij viti, së bashku me ish-oficerin Ervin Dalipaj si të akuzuar kryesorë për vrasjen e Çollakut. 33 vjeçar Shtraza dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.Policia sqaron se nga të shtënat me armë mbeti i plagosur nga një plumb rikoshet një fëmijë 12 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Krimet dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

