Plumbat mbi shtëpinë e shefit të Policisë, ngrihen postoblloqe dhe nisin kontrollet në Lezhë

Policia e Lezhës njoftoi se ka ngritur postblloqe dhe ka nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve që qëlluan me breshëri plumbash mbi shtëpinë e kreut të Qarkullimit Rrugor të Mirditës, Gjovalin Tomës.

Policia e Lezhës informoi paraprakisht se:

Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë  njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues  Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur  grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?