“Po Albinit, jo Zajednicës”, Tirana proteston për lirimin e Albin Kurtit

 

Në sheshin përpara Piramidës në Tiranë u zhvillua sot një protestë në mbështetje të ish-liderit të "Vetëvendosje"-s Albin Kurti, i cili u arrestua tre ditë më parë në Prishtinë.

Me pankarta “Po Albinit, jo Zajednicës”, protestuesit kërkuan lirimin e ish-liderit të VV-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi i "Vetëvendosje"-s në Shqipëri, Elvis Hoxha tha se sot po punohet për të ndarë 7 milionë shqiptarët në zona të vogla, përkundër serbëve që jetojnë të bashkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoxha tha gjithashtu se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi dhe Bashkësia e Komunave Serbe apo “Zajednica” nuk mund të pranohen.

“Ne kemi vetëm kriminelë në rendin kombëtar dhe ata janë vënë për ta zhdukur kombin e Shqipërisë. Evropa e bashkuar nuk bëhet dot pa shqiptarët e bashkuar. Në qoftë se ajo vetë nuk shtyn Shqipërinë të bashkohet. Evropa vetë është në krizë dhe ne vazhdojmë të bëjmë të njëjtin gabim që mbajmë perandoritë në krizë kur po bien”, tha Hoxha. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?