“Po bën monolog si Rama “, dështon takimi i studentëve të Korçës me Rektorin

Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur mbledhjen e Senatit. Nervozimi erdhi pas fjalimit të gjatë të Rektorit, që si duket më shumë i kishte mbledhur për tu bërë bilancin vjetor të arritjeve.

Ali Jashari: Jemi këtu për të folur hapur dhe troç me njëri-tjetrin.Kërkesat e studentëve lidhen me ato që janë parashtruar në protestën e madhe. Ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre jemi ne. Problemi më i rëndë  është tarifa. Ne nuk e kemi përfilllur dhe zbatuar tarifën e vendosur nga VKM. Tarifa e shkollimit nga 2014 është 24 mije te reja. Janë perjashtuar nga tarifa 353 studentë dhe kane përfituar bursë 600 studentë.

Studentët ndërhyjnë dhe kërkojnë të flasin për kërkesat dhe jo për bilancin vjetor të Universitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju lutem, më duket vetja si tek “Opinioni” me Ramën, i cili bën monolog” u shpreh studentja, teksa në rresht u larguan nga mbledhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashtë kameras për Ora News ata u shprehën: Rektori u tall me ne. Ska dialog. Do vijojmë protestën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?