Po bënin foto zyrtare me flamurin shqiptar, militantet e PD-së sulmojnë Ekipin Olimpik dhe medalistët e Paris 2024

Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues të PD-së, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike.

Sait Prizreni, president i Federates se Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajneret Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë mundur të realizojë foton, por protestuesit i janë afruar dhe i kanë përzënë sportistët mes të bërtiturave.

Siç duket edhe nga këto video, protestuesit largojnë medalistët olimpike, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha, ish-truproja i Sali Berishës’

‘I ka çau ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha.

E pashpjegueshme përse protestuesit larguan sportistët që nderuan Shqipërinë.

SHKARKO APP