Po bënin mësim në laborator, 11 nxënës përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Bulqizë.

11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë.

Siç bëhet e ditur, nxënësit janë pjesë e klasës së 6-të të shkollës. Atyre u kanë nisur të vjellat 30 minuta pas eksperimentit të bërë gjatë orës së kimisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen shkaqet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nxënësit janë dërguar të gjithë në spital. Ata kanë treguar se kanë përdorur sapun 15 lekësh gjatë eksperimentit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?