Po bënte apel për ndihmë, gruaja humb ndjenjat në transmetim live
Një incident ka ndodhur në transmetim direkt në televizionin informativ, “Fax News”, teksa një gruaje të moshuar i ka rënë të fikët.
Teksa ishte duke bërë apel për ndihmë, Mimoza Tela humb ndienjat dhe rrëzohet në tokë.
60-vjeçarja e cila jeton në zonën e Shkodrës ishte duke folur, kur papritur e pa veten të shtrirë.
Në panik e sipër, gazetarja u mundua t’i jepte ndihmën e parë, ndërsa mësohet se më pas ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Këto ishin fjalët që arriti të thoshte:
Kam kërkuar ndihmë në institucione të shtetit dhe tek fondacione të ndryshme por askush nuk ma ka ofruar. Lutem të më ndihmojnë që të bëj një jetë normale. 80 mijë lekë kam të ardhura në muaj cfarë të bëj me to më parë.
Vajzën 30 vjecare e kam të paralizuar, ka lindur me operim dhe kaloi në vdekje klinike, dhe kaloi edhe goca e vogël në gjendje depresioni për shkak të kësaj. Nuk kam të ardhura që t’a ndihmoj vajzën e sëmurë, kërkoj ndihmë nga ministria. Kam nipin në moshë shkolle në klasë të 5 por nuk e coi dot në shkollë sepse ka kosto”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/210183006569994/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

