“Po blejnë vota”, 2 persona kapen “mat” në Shkodër me listën dhe fletën e PSD-së të shënuar

Ndërkohë që edhe 5 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, kanë nisur që të shënohen incidentet e para lidhur me tentativën e  shit-blerjes së votës.

Disa qytetarët në Shkodër, kanë ndaluar një makinë ku 2 personave brenda saj i është gjendur një listë me emra dhe një fletë votimi e shënuar me x për PSD-në.

Në fletë janë shënuar disa emra dhe me numra nga pas, ndërsa letra mban sipër datën 14 prill 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre këta qytetarë ishin duke blerë vota dhe duke u treguar se si të votonin kandidatin e PSD-së në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri nga të pranishmit e pyet të riun në makinë pse ka qenë te shtëpia e tezes së tij dhe shprehen se do t’i çojnë në komisariat.

Pamjet ne fjale jane publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?