Po demontoheshin predha lufte, shpërthim në Xibrakë
Fshati Xibrakë i Elbasanit është tronditur sot në mesditë nga një shpërthim i fuqishëm, teksa raportohet edhe për dëme materiale.
Sipas banorëve të fshatit, mësohet se ushtria po kryente demontime të disa predhave të Luftës së Dytë Botërore pranë lumit Shkumbin.
Dhe forcat e policisë që kanë shkuar në vendngjarje, bënë të ditur se nuk ka lëndime në njerëz.
Ndërsa shefi i Emergjiencave Civile në Elbasan, Mustafa Arapi ka deklaruar se në bashkëpunim me komunën është ngritur një grup pune për vlerësimin e dëmeve përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH

