Po digjet një fabrikë në Vorë!

“Një dramë e madhe po ndodh në Vorë, vetëm 17 km larg nga qendra e Tiranës, në një prej bizneseve private më të mëdha të zonës, të përfshirë prej orësh nga flakët, që ende nuk janë shuar.

Dëmi pasuror llogaritet në shifra tepër të larta, ndërkohë që reagimi institucional në mbrojtje të pronës private është pothuajse inekzistent. Sipas të dhënave paraprake vetëm dy zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve ndërsa e gjithë Vora është pa drita.

Qëndrimi “duarkryq” është i dënueshëm dhe i papranueshëm! U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze për mbarë komunitetin e Vorës!”- shkruan Ilir Meta.

“Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

SHKARKO APP