Po drejtonin makinën pa leje drejtimi, arrestohen një 18-vjeçar dhe një 31-vjeçar

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët po drejtonin automjetin pa leje drejtimi përkatëse.

Një 18 vjeçar është arrestuar në flagrancë në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës. Në pranga ra shtetasi me iniciale K.M 18 vjeç banues në Vlorë.

Gjithashtu për drejtimin e automjetit pa leje drejtimi përkatëse është arrestuar nga policia edhe shtetasi me iniciale E.A 31 vjeç., banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi u kap duke drejtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?